Tifozët rumunë që udhëtuan nga Rumania në Prishtinë për ndeshjen e të premtes me Kosovën shkaktuan një skandal të madh për të cilin u larguan edhe nga stadiumi.
Një grup i vogël i tifozëve të Rumanisë gjatë ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” nisën provokimet duke brohoritur “Serbia Serbia” dhe “Kosova është Serbi”, shkruan lajmi.net.
Gjatë largimit të tyre nga stadiumi, tifozët rumunë u grushtuan edhe nga disa pjesëtarë të sigurimit.
Ndryshe, Kosova dhe Rumania barazuan pa gola 0:0, në takimin e vlefshëm për Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Mëposhtë mund të shikoni pamjet kur tifozët rumunë nisën me brohoritjet skandaloze./Lajmi.net/