Tuesday, 1. September 2026
Sport

“Dalje vrasëse”, akuza e rëndë ndaj Menja për faullin ndaj Ekuban sjell reagimin e portierit: Uroj të mos e provosh kurrë

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Majk Menja nuk e ka përjetuar mirë kritikën e ashpër që mori pas ndeshjes ndaj Xhenoas për episodin në të cilin ai u ndëshkua me karton të kuq. Portieri i Milanit bëri një dalje të rrezikshme duke goditur Ekuban me gju në gjoks dhe për presidentin e Xhenoas, Alberto Zangrillo, ajo ishte një “dalje vrasëse”, gjë të cilën e tha në intervistat pas ndeshjes për televizionet italiane.

menja ekuban

Nëpërmjet publikimeve në Instagram, Menja ka shpërndarë pikërisht fjalët e Zangrillos, duke iu kundërpërgjigjur këtij të fundit për akuzat e ashpra.

“Zangrillo! Fjalët kanë një kuptim. Ajo që ndodhi dje ishte një akt loje me fatin, ndoshta një lojë me fatin për t’u përbuzur, por në asnjë rast “vrasës”. Të uroj më të mirën për të ardhmen dhe shpresoj që ti të mos provosh kurrë atë për të cilën më ke akuzuar”, ishe kundërpërgjigja e ashpër e portierit të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: