Drita nuk ka arritur të këndellet, duke u mposhtur nga Dukagjini, shkruan lajmi.net.
Dukagjini fitoi me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i vendasve, Armend Dallku, i cili tha se deri te fitorja erdhi falë punës në grup.
“Dukagjini nuk njihet për lojë individuale, por si grup. Jam i kënaqur që kanë pasur rastin të paraqiten 22 apo 23 futbollistë dhe sigurisht që edhe ata që nuk kanë luajtur shumë do ta kenë rastin të paraqiten në të ardhmen. Jam i kënaqur me ecurinë dhe duhet të luftojë secili lojtar që do ta ketë mundësinë të vesh fanellën e Dukagjinit. I përgëzoj lojtarët, pasi me besim dhe guxim arritëm këtë fitore. Kishim pak ditë për t’u përgatitur, por ia dolëm me sukses t’i mbyllim anët e tyre të forta. Kjo është forca e Dukagjinit dhe jam i kënaqur me këtë fitore”, ka thënë Dallku.
Me këtë fitore klinasit ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh. /Lajmi.net/