Dukagjini ka debutuar sot në kompeticionet ndërkombëtare me një fitore 2-1 ndaj Europa FC. Por trajneri i skuadrës kosovare, Armend Dallku, nuk ishte plotësisht i kënaqur, pasi mendonte se ekipi i tij mund të bënte më shumë.
“Nuk jam i kënaqur. Kishim raste për fitore më të thellë. I kemi tërhequr vërejtjen lojtarëve për goditje standarde dhe pikërisht prej tyre pranuam golin. Kjo nuk më jep shije të mirë të fitores.
Ne jemi më lart se kundërshtari, jemi më teknikë se kundërshtari. Por nuk jam plotësisht i kënaqur. Ne patëm raste, s’i konkretizuam dhe i dhamë rast kundërshtarit.
Është fitore historike, padiskutim. I uroj gjithë mbështetësit e Dukagjinit. Është fitore e madhe, por kishim mundësi për fitore më dinjitoze”, tha Dallku pas sfidës.