Saturday, 21. March 2026
Sport

Dallku optimist në përmbysjen e Dukagjinit ndaj Rijeka

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Dukagjini sot kërkon përmbysjen në ndeshjen e kthimit në kualifikueset e Ligës së Konferencës ndaj Rijeka.

Skuadra nga Klina u mposht në shtëpi ndaj ekipit kroat, me rezultat 1:0.

Përpara këtij takimi trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku u shpreh optimist për përmbysjen e mundshme nga ekipi i tij.

“U kam thënë edhe lojtarëve, nëse dikush s’ka besim mos të udhëtojë në Kroaci”, tha fillimisht ai për lajmi.net.

“Do të bëjmë më të mirën e mundshme, jemi mundu me forcat tona t’i kundërvihemi jam i kënaqur.

Do të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, duhet të bëjmë gjithçka për gjithçka”.

Kujtojmë që ndeshja Rijeka – Dukagjini zhvillohet sonte nga ora 20:15./Lajmi.net/

 

  


Teilen: