• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dani Alves, nga shfajësimi te 9 vite burg

01/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur vetëm pak ditë dhe më pas do të ngrihet perdja në gjyqin e ish-yllit të Barcelonës, Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës.

Braziliani është përpjekur që nëpërmjet avokatëve të tij të arrijë një marrëveshje me viktimën dhe në këtë mënyrë të shmangë burgun, ku është i ndaluar prej rreth një viti, por për momentin vajza nuk është e gatshme të pajtohet.

Çfarë rrezikon Dani Alves? Avokati Josep Castella, një ekspert në të drejtën penale, i intervistuar nga Mundo Deportivo, bën një pasqyrë të situatës se cilat mund të jenë skenarët. Sipas avokatit, dënimi mund të hapë deri në katër rezoluta të ndryshme.

Më pak e mundshme është që Dani Alves të shpallet i pafajshëm duke marrë parasysh jo vetëm burgun parandalues ​​të cilit i është nënshtruar prej një viti, por edhe vlefshmërinë e provave të shumta të shqyrtuara nga gjykata e Barcelonës.

Mundësia e dytë është ajo e një dënimi nga 6 deri në 9 vite burg në rast se lojtari shpallet fajtor dhe paguan dëmshpërblimin prej 150 mijë eurosh të vendosur nga Prokuroria që do të përbënte edhe një faktor lehtësues.

Për të ulur dënimin e brazilianit nga 3 në 6 vjet do të duheshin dy faktorë lehtësues: i pari është dëmshpërblimi dhe i dyti siguria se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e krimit (faktori i dytë lehtësues). Prandaj, nëse Alves do të shpallej fajtor në këtë rast ai do të kishte dy rrethana lehtësuese të cilat do të shkaktonin uljen e dënimit.

Megjithatë, opsioni i katërt do të parashikonte një dënim edhe më të shkurtër (3-4 vjet) në rast se lojtari pranon dënimin me burg dhe më pas është gati të paguajë dëmshpërblim shumë më të lartë se 150 mijë eurot e kërkuara nga Prokuroria.

Next Post

Fulhami siguron Brojën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.