• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dani Alves paditet nga ish-klubi i tij

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillës, Dani Alves raportohet se është paditur nga ish-klubi i tij Pumas për 6 milionë euro, pas thyerjes së kodit të sjelljes. 

Dikur reprezentuesi i Brazilit po pret vendimin e një apelimi mbi akuzat për dhunim të cilat rëndojnë mbi të nga shkurti i vitit të kaluar. 

Alves kaloi 13 muaj në burg për shkak të kësaj akuze, por ka qenë në lirim me kusht për pothuajse një vit. 

Në mënyrë që të sigurojë lirimin me kusht, Alves u detyrua të paguajë 1 milionë euro si dhe të dorëzojë pasaportën e tij. 

Ai gjithmonë e ka ruajtur pafajësinë e tij dhe është dorëzuar në polici pasi kishte mësuar se viktima e dyshuar ka bërë një ankesë zyrtare.

41-vjeçari e pa karrierën e tij profesionale si futbollist të ‘ringjallej’ kur në verën e vitit 2023 nënshkroi për Pumas, por kontrata me klubin meksikan u ndërpre pas vetëm pesë muajsh. 

Sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport, Pumas po kërkojnë jo më pak se 6 milionë euro kompensim. 

Drejtorët e klubit do të ndërmarrin veprime ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pasi Alves është akuzuar për mos respektim të kodit të sjelljes në kontratën e tij, i cili përfshin diskreditimin e klubit. 

Procesi i apelimit të Alves pritet që të kompletohet gjatë javëve në vazhdim, duke lejuar marrjen e një vendimi përfundimtar.

Next Post

Merr fund “saga” e Kimish, lojtari gjerman vendos për të ardhmen pas 10 vitesh te Bajerni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.