Duke qenë se kapiteni aktual Dani Carvajal do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid, lind nevoja për të bërë një ndërhyrje të nevojshme në krahun e djathtë, ku mbetet vetëm Alexander Arnold.
“Defensa Central” zbulon se dy janë emrat që po ndjekin drejtuesit e “Los Blancos” për të gjetur zëvendësuesin e Carvajal: Achraf Hakimi dhe Diogo Dalot. I pari është një produkt i Real Madridit dhe tashmë është një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por largimi nga PSG të paktën verën e ardhshme, duket i pamundur.
Emri i dytë, që është shumë herë më i mundshëm, është Diogo Dalot, portugezi i Manchester United. 26-vjeçari admirohet nga klubi madrilen, që vlerëson cilësitë fizike dhe teknike të portugezit si dhe përvojën e tij të konsiderueshme.
Dalot është nën kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg llogaritet te 35 milionë euro, shifër mëse e përballueshme për një klub me financa të shëndosha si Real Madrid.