• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dani Olmo, gati për finalen e Superkupës, Flick nuk dëshiron largimin e Araujo-s

11/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të finales së madhe të Superkupës Spanjolle, një El Clásico mes Barcelonës dhe Real Madridit, Hansi Flick konfirmoi praninë e Dani Olmos në listën e lojtarëve, megjithëse pranoi se është e mundur që i zgjedhuri për rolin e titullarit në mesfushë të jetë Gavi:

“Po, Dani Olmo mund të luajë. Nuk është problem dhe ai është shumë i lumtur për këtë mundësi. Gavi bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Athletico-s, luajti shumë mirë. Ai kishte vetëbesim dhe i dha shumë skuadrës. Për ne, ai është shumë i rëndësishëm. Mendoj se do të jetë Gavi ai që do të luajë, por ende duhet të mendoj,” tha trajneri gjerman.

Këshilli i Lartë i Sporteve pranoi apelin e klubit ‘blaugrana’ dhe futbollisti ndërkombëtar spanjoll mund të rikthehet në dispozicion të katalanasve.

Flick foli gjithashtu për situatën e Ronald Araújo-s, i cili është lidhur me Juventusin:

“Ronald është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë dhe tani është mjaftueshëm i fortë për të luajtur. Ai është një opsion i mirë dhe shumë profesionist. Për mua, nuk ka asgjë për të thënë, e dua në skuadrën time, sepse është një nga mbrojtësit më të mirë qendrorë.”

Next Post

E konfirmon Conte: Khvicha Kvaratskhelia po largohet nga Napoli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.