Spanja do të luajë ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Kroacisë më 15 qershor në Berlin në orën 18:00.
Lojtari spanjoll, Dani Olmo, ka thënë se i pret një ndeshje e vështirë ndaj Kroacisë në start të Kampionatit Evropian në Gjermani, ku shpreson të fitojë trofeun.
“Ka qenë gjithmonë e vështirë për ne kundër Kroacisë”, tha Olmo për “Mundo Deportivo”.
“Hapja e kampionatit me Kroacinë do të jetë e veçantë për mua sepse ndeshja luhet në stadiumin Olimpik të Berlinit, ku fitova dy Kupa me Leipzigun. Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar”, tha Olmo].