Friday, 13. March 2026
Sport

Daniel Levy është i zemëruar me Bayern për negociatat me Kane pas shpine

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Pronari i Tottenhamit, Daniel Levy, i ka thënë shoqëruesve të tij se është shumë i zemëruar me Bayern Munich.

Ai është shumë i shqetësuar që klubi i Mynihut ka kohë që po negocion pas shpine me Harry Kane dhe tashmë ka një marrëveshje me të.

Si rezultat, Levy tashmë ka refuzuar ofertën e parë prej 70 milionë euro + bonuse dhe është gati të refuzojë një ofertë tjetër rreth 100 milionë euro.

Kjo do të thotë se klubi gjerman do të duhet të ofrojë më shumë se 100 milionë për të marrë anglezin 29-vjeçar. /G.D abcnews.al/

Burimi: The Spurs Express

 

Teilen: