• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Danilo largohet nga Juventus

27/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi brazilian Danilo është larguar nga Juventus pas pesë viteve e gjysmë. Lajmi është konfirmuar të hënën nga klubi italian i Serie A.

Danilo, i cili i ishte bashkuar Juventus në vitin 2019, ka zhvilluar 213 ndeshje për klubin italian, duke shënuar nëntë gola. Braziliani vendosi të largohej përpara përfundimit të kontratës së tij, që ishte e vlefshme deri në qershor.

Ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi ai e ka luajtur në dhjetor të vitit të kaluar, kundër Venezia në Serie A.

“Të dashur tifozë, nuk e di nga t’ia filloj. E dija që ky moment do të vinte herët a vonë, por asnjëherë njeriu nuk është gati për lamtumira. Pesë vite e gjysmë kanë kaluar, por për mua duket si një jetë e tërë”, ka shkruar Danilo. 

Gjatë kohës së tij në Torino, ai ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi një “Scudetto”, një Superkupë të Italisë dhe dy Kupa të Italisë. Gjitashtu ai kishte përfaqësuar Brazilin në Kupat e Botës 2018 dhe 2022. 

Next Post

ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, nipi i ish-kapitenit të Partizanit transferohet te skuadra kroate

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.