Danimarka ka mposhtur 2:0 Serbinë në duelin e grupit të A4 të Ligës së Kombeve në futboll.
Autor i golit të parë ishte Albert Gornbaek në minutën e 36-të pas asistimit të Yussuf Poulsen.
Ky i fundit në pjesën e dytë shënoi me një goditje “gërshërë” në minutën 61 për epërsinë 2:0.
Danezët kanë dy fitore nga dy ndeshje të deritanishme dhe prijnë në grup me pikë maksimale – 6.
Zvicra dhe Spanja luajnë sonte ndeshjen tjetër të grupit në “Stade de Geneve” nga ora 20:45.