• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dardan Berisha udhëheq Pejën drejt fitores, barazohet seria e Play-Offit

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peja e ka barazuar serinë e Play-Offit ndaj Bashkimit, duke e mposhtur ekipin prizrenas në duelin e dytë gjysmëfinal.

Peja ishte në epërsi ndaj Bashkimit për pjesën më të madhe të ndeshjes, me epërsi deri në  20 pikë në fundin e pjesës së parë, (42:22), por Bashkimi, që stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e parë, e rriti ritmin e lojës. U afrua shumë në rezultat në çerekun e tretë e të katërt, para se të kalonte në epërsi. Epërsinë 77:76, Bashkimi e arriti me pikët e Valon Bunjakut, 2 minuta e 15 sekonda pa përfunduar i gjithë takimi.

Peja nuk u dorëzua dhe falë pikëve të Amin Hotit fillimisht ktheu epërsinë 78:77. Më pas Dardan Berisha realizoi katër pikë të tjera për 82:79.

Dy pikë nga gjuajtjet e lira i shënoi edhe Darryl Morsell, për 84:79, që ishte rezultati final i ndeshjes së dytë.

Rezultati i serisë gjysmëfinale tani është baras. Bashkimi fitoi me 20 pikë dallim 81:61 në ndeshjen e parë, para tifozëve të vet.

Takimi i radhës luhet të dielën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Skuadra që shënon tri fitore avancon tutje në finale, ku do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Next Post

I zemëruar nga sanksionet, Abramoviç gati të flasë/ Ish-pronari i Çelsit do të japë intervistën e parë që nga viti 2021

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.