Friday, 27. November 2026
Sport

Dardanet e reja luajnë sot ndaj Polonisë në kualifikimet për Euro-n U19

GS 27/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e vajzave e Kosovës U19 zbret sot në fushë kundër Polonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19. Ndeshja luhet në stadiumin MSHK Zhilina, në Zhilina të Sllovakisë, me fillim në ora 13:00.

Dardanet e reja ndodhen në Grupin A3 të Ligës A, së bashku me Poloninë, Greqinë dhe Sllovakinë, ku ndeshjet luhen nga 27 nëntori deri më 3 dhjetor. Ndeshja me Poloninë është e para për Kosovën në këtë grup. Ndeshja tjetër e jona e shënuar në kalendar është ajo me Sllovakinë, më 3 dhjetor.

Polonia vjen si favorite në grup. Në raundin e fundit të kualifikimeve ajo nuk pësoi asnjë gol dhe shënoi 7, me dy fitore dhe një barazim, dhe në shortin e këtij raundi ishte në shportën e parë.

Tri ekipet e para të grupit kalojnë në raundin 2 të Ligës A, ndërsa e katërta zbret në Ligën B. Synimi kryesor i dardaneve të reja është ta shmangin vendin e fundit dhe të mbeten në elitë. Turneu final do të mbahet në Hungari, nga 5 deri më 18 qershor 2027.

 

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: