Kosova U21 është gati për të marrë pikët e plota në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.
Sonte, prej orës 20:30, Kosova U21 do të përballet në udhëtim me San Marinon, ndeshje kjo që i takon xhiros së tetë të Grupit A kualifikues.
Kosova U21, të mërkurën mbrëma ka mbajtur stërvitjen e parë dhe të fundit para duelit me San Marinon kurse atmosfera dhe optimizmi brenda ekipit është shumë i madh.
Vet selektori i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu pret jo vetëm fitore por edhe paraqitje të mirë të ekipit të tij në këtë përballje.
Optimizmin e tij për fitore në këtë përballje, e ka shprehur edhe mesfushori Arjanit Fazlija, i cili këtë sezon po tregon paraqitje të mira me fanellën e Prishtinës.
Fitorja me San Marinon, vlerësohet si e rëndësishme për Kosovën U21 që do ti ketë edhe dy përballje tjera në kuadër të këtyre kualifikimeve.
Do të përballet edhe me Qipron dhe Finlandën, ndeshje që do të luhen më 30 shtator dhe 6 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Aktualisht, Kosova U21 renditet e katërta në Grupin A me 8 pikë të mbledhura kurse San Marino është i fundit pa pikë.