• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dardanët e vegjël” marrin fitore të rëndësishme, mposhtin bindshëm Izraelin

21/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës U21 ka regjistruar një triumf të rëndësishëm në rrugën e saj drejt “Euro 2025”, duke shënuar fitoren e saj të dytë në kualifikuese. Të martën, skuadra e të rinjve ka siguruar tri pikë të çmuara pas një ndeshjeje të fortë kundër Izraelit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Ndeshja, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit D, u mbyll me rezultatin 3-1 për “Dardanët”. Dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën i siguruan Kosovës U21 një fitore bindëse. Golin e parë dhe avantazhin për Kosovën e realizoi Bleron Krasniqi në minutën e gjashtë, duke ndezur atmosferën në stadium. Në vetëm pesë minuta më pas, saktësisht në minutën e 11-të, Krasniqi realizoi sërish, duke arritur golin e tij të dytë personal dhe duke dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij. Izraeli u përpoq të reagojë dhe arriti të ngushtojë distancën në 2-1 në minutën e 24-të me gol nga mesfushori Stav Nachmani.

Duke qenë një gol përpara, të rinjtë e Kosovës shkuan për në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal në duart e tyre. Pjesa e dytë e ndeshjes solli më shumë tension dhe emocione, përpara se Veton Tusha të vulosë fitoren me një gol tjetër në minutën e 80-të, pas një asistimi të saktë nga Ardit Tahiri.

Ky sukses e çon Kosovën U21 në një pozicion më të favorshme në grup, duke u renditur aktualisht e treta me 8 pikë. Izraeli, nga ana tjetër, vazhdon të mbetet në fundin e tabelës pa pikë, por ende me tri ndeshje më pak të luajtura./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Koment nga Lotar Mateus/ Me Bellingam dhe Kejn, Anglia është favorite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.