Kosova A ka filluar mbrëmë përgatitjet për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Edhe pse ishte stërvitja e parë, ka qenë mjaft intensive, me basketbollistët që ishin të motivuar për tu përgatitur sa më mirë.
Stërvitjet nga sot do të vazhdojnë dy herë në ditë për të qenë sa më të gatshëm për garat ndërkombëtare.
Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ku vetëm vendi i parë kualifikohet në Rrethin e Dytë.
Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren./Lajmi.net/