Tuesday, 21. April 2026
Sport

“Dardanet” në sfidë për Botërorin 2027: Ja grupi për Botërorin

GS 04/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka mësuar kundërshtarët për fazën e parë të kualifikuese të Kampionatit Botëror 2027.

Skuadra “Dardane” do të garojë në Ligën C, me synimin për të kaluar në rundin tjetër të garës.


Banner

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, Kosova është e vendosur në Grupin C2, ku do të përballet me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin. Një grup i balancuar, që i jep Kosovës mundësi reale për të luftuar për kreun.

Përzgjedhësi dhe futbollistet e Kosovës synojnë të përmirësojnë paraqitjet e mëparshme dhe të ndërtojnë një ekip konkurrues për të ardhmen. /ATVLIVE.TV

Teilen: