Kosova ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës, pas barazimit të djeshëm me Izraelin 0-0 në Prishtinë.
Në stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë, ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Izraelit zhvilluan seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.
“Dardanët” pasditen e sotme udhëtojnë drejt Dublinit, ku të martën do të përballen me Irlandën në një sfidë vendimtare për pozitën e dytë në grup.
Ditën e sotme është zyrtarizuar mungesa e Edon Zhegrovës për shkak të një lëndimi, ndërkohë që Valdin Hoxha mungon për aryse kartonësh.
Vendin e parë në grupin b3 tashmë e ka siguruar Austria.