• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dardanët” nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Andorrës

09/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës nisi sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, kundër Andorrës, që zhvillohet më 12 tetor dhe kundër Izraelit, e paraparë të luhet më 15 tetor, por sipas të gjitha gjasave kjo ndeshje do të shtyhet për shkak të situatës së krijuar në Izrael, pas sulmit të grupit militant palestinez, Hamas.

Një pjesë e futbollistëve dardanë kanë stërvitur pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, derisa disa prej lojtarëve që kanë arritur më vonë kanë bërë stërvitje në palestër në hotel, njofton Federata e Futbollit e Kosovws, shkruan lajmi.net.

  

Për ndeshjen me Andorrën, përzgjedhësi Primozh Gliha do të ketë mungesa të shumta, ngase përveç Vedat Muriqit të pezulluar, do të mungojnë edhe Ismajl Beka, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi, të cilët pësuan lëndime në ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, derisa në dyshim mbetet Edon Zhegrova, i cili është në pritje të rezultateve nga ekzaminimet e fundit mjekësore.

Stërvitja e sotme ka qenë pa ngarkesa dhe më shumë ka shërbyer si rigjenerim për lojtarët.

Kosova luan si mysafire kundër Andorrës më 12 tetor, në orën 20:45, ndeshje në të cilën synon të realizojë fitoren e parë në fushatën kualifikuese për Euro 2024. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Çështja Pogba mbërrin edhe në grumbullimin e Francës, Deshamp: Jam i trishtuar si Alegri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.