Saturday, 28. March 2026
Sport

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do të zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” pavarësisht motit me reshje shiu dhe temperaturave të ulëta kanë treguar përkishtim maksimal në stërvitjet e radhës, shkruan KlanKosova.tv.

“Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë”, shkruan FFK.

Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e “play-off”-it, aty ku do të mësohet kombëtarja që do të sigurojë biletën për Kupën e Botës./KlanKosova.tv.

Teilen: