Saturday, 23. May 2026
Sport

“Dardanët” pa Zhegrovën ndaj Islandës

GS 05/03/2025 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova pritet të jetë mungesa e madhe te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji kundër Islandës në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të shkuar për shkak të lëndimit dhe sipas të gjitha gjasave pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit prill.

25-vjeçari është rikthyer në stërvitje te Lille por ende nuk është i gatshëm për lojë dhe për këtë arsye pritet të mos ftohet nga selektori Franco Foda.

Kosova do të përballet me Islandën për promovim në Ligën B, me ndeshjen e parë që do të luhet në Prishtinë më 20 mars dhe të dytën në Spanjë tri ditë më vonë.

Teilen: