Kosova pret Izraelin në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
“Dardanët” kanë paralajmëruar masa për këtë ndeshje, për të evituar fyerjen ndaj kombëtares së Izraelit, shkruan lajmi.net.
Tifo-grupi i kombëtares kanë paralajmëruar se biletat do të jenë të personalizuar dhe disa masa të tjera në koordinim me Policinë e Kosovës.
“Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera. Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar. Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian. /Lajmi.net/