Tuesday, 13. October 2026
Sport

​Dardanet sfidojnë sot Austrinë në ndeshjen e kthimit për Botërorin 2027

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futbollin e vajzave do të përballet sot me Austrinë në ndeshjen e kthimit të play-offit për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2027.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Sportclub-Platz Dornbach” në Vjenë, ku Dardanet do të tentojnë ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, të cilën e humbën me rezultat 1-2.

Kosova do të kërkojë një paraqitje sa më të mirë në këtë përballje, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në Botërorin 2027. Për Dardanet, kjo është një sfidë e rëndësishme, pasi do të duhet të shënojnë për të rikthyer baraspeshën dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Takimi i sotëm zhvillohet në orën 18:00 në Vjenë.

Teilen: