• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Dardanët” vazhdojnë me përgatitje, sot kryejnë stërvitjen e radhës anti-Rumani

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e parafundit para ndeshjes me Rumaninë, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

  

Edhe stërvitja e sotme ka qenë me intensitet, ku përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa prej skemave të lojës, si dhe në finalizim të aksioneve.

Atmosfera në ekipin dardan para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme është mjaft e mirë, derisa optimizmi për fitore është i lartë. Vedat Muriqi, sulmues i shquar i Kombëtares së Kosovës, ka shprehur besimin në sukses pas një jave punë intensive dhe përkushtimit të ekipit.

Ai beson se ekipi është gati për këtë sfidë dhe shpreson në fitore.

Muriqi i ka vlerësuar ndeshjet me Rumaninë dhe Bjellorusinë si shumë të rëndësishme për fatin e Dardanëve në kualifikimet për Euro 2024.

“Shumicën e përgatitjeve që është dashur t’i bëjmë tashmë i kemi bërë. Sonte e kemi edhe videoanalizën e kundërshtarit për të parë se si luajnë dhe çfarë taktike bazë e kanë. Deri sot kemi ushtruar me intensitet, teksa nesër do të jetë një stërvitje më e lehtë. Jemi optimistë në radhë të parë, që besoj është më kryesorja, por edhe jemi lojtarë që punojmë shumë, prandaj shpresoj në trepikësh në ‘Fadil Vokrri’ para tifozëve tanë. Këto pa dyshim janë dy ndeshje kruciale”, tha Muriqi ndër tjerash për faqen zyrtare të FFK-së./Lajmi.net/

  


Next Post

Tramexani: Zikaltrit të rinojnë sulmin, Lukakun…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.