Thursday, 28. May 2026
Sport

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, lëndohet Hoti

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), njoftoi se stërvitja ishte me ritëm të lartë dhe u punua në aspektin taktik.

“Seanca stërvitore u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga futbollistët, derisa përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës”, ka shkruar FFK.

Ndërkohë, Andi Hoti është bërë e ditur se ka ndërprerë stërvitjen para kohe për shkak të lëndimit.

“Për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti e ndërpreu stërvitjen para kohe. Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit”, ka mbyllur FFK njoftimin.

Kosova, këtë të diel e luan miqësoren e parë ndaj Çekisë në Pragë, ndërsa të dielën e ardhshme përballet me Andorrën në Prishtinë.

Teilen: