Nëse në javën e 13-të Juventusi dhe Interi nuk ishin në formë optimale dhe nuk donin t’i bënin keq njëri-tjetrit dhe vetës, kush e di se çfarë do të ndodhë në javën e 23-të…
Gabimi në këtë moment do të bënte më keq se kurrë. Juventusi shpërdoroi shansin me Empolin për të shkuar në “San Siro” me diferencën +1, ndërsa potencialisht është -4 duke ditur që Interi ka edhe një tjetër ndeshje për të rikuperuar me Atalantën (skuadrën më në formë të momentit). Do të jetë një ndeshje e madhe e dy skuadrave që kanë si sekret kolektivin, por që edhe individët mund ta çajnë atë nga momenti në moment.
TURAM SHPËRTHYES- Nuk ekziston një dyshe sulmi si Turam-Lautaro në Serinë A. Edhe në Europë është e vështirë të gjesh një kombinim të frikshëm tekniko-taktik mes dy lojtarëve. Francezi, pavarësisht se e nis si lojtar krahu dhe spostohet në qendër. E thënë ndryshe, Turam do të bëjë Lautaron dhe Lautaro do të bëjë Lukakun në këtë sfidë. Inzagi ka shuar edhe dyshimin e vetëm që kishte për formacionin duke i pësuar një fanellë titullari Mateo Darmianit në krahun e djathtë, ndërsa pjesa tjetër e pandryshueshme me Zomer, Pavar, Açerbi, Bastoni, Barela, Calhanoglu Mkhitarjan, Dimarko dhe dyshja Lautaro-Turam.
PANORAMASPORT.AL