• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Darmstadt ngjitet në Bundesliga, bashkë me të edhe Gjasula

20/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një festë që u shty, por që nuk mund të mos ndodhte.

Një skuadër modeste si Darmstadt u ngjit sërish në Bundesligën gjermane, dhe bashkë me të edhe një futbollist shqiptar. Ky është Klaus Gjasula, i cili gjithashtu nuk e ka për herë të parë këtë sukses.

Mesfushori kuqezi ishte titullar për Darmstadt në fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Magdeburgut në javën e 33-të të Bundesligës së dytë, pra ngjitja u arrit një ndeshje para fundit.

Gjasula ka qenë në elitën e futbollit gjerman në sezonin 2019-2020, në atë kohë me Paderbornin, kur gjysma e dytë e edicionit u godit nga pandemia e koronavirusit. Lojtari 33-vjeçar shënoi dy gola dhe shërbeu dy asistë atëherë, duke e ndihmuar ekipin që të siguronte mbijetesën.

Më pas, ai luajti për një emër të madh në Gjermani si Hamburgun, për të kaluar më pas te Darmstadt që ngjitet në Bundesligë pas 8 vitesh, për herë të parë që nga 2015-ta. Gjasula është vlerësuar shpesh si mesfushor shumë luftarak, madje shpesh duke e tepruar aq sa është edhe rekordmeni i kartonëve të verdhë.

Në total, ai ka mbi 100 ndeshje në dy kategoritë e para të futbollit gjerman./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Tifozi i Cristiano Ronaldos dëshiron të financojë transferimin e tij te Bayern Munichu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.