• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dasma e Jeff Bezos – “Valë e artë” për ekonominë e Venecias

28/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore tre ditore në Venecia, që u konsiderua nga mediat si “dasma e shekullit”. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror jo vetëm për shkëlqimin dhe të ftuarit e famshëm, por edhe për impaktin ekonomik në qytetin italian.

Ceremonia u zhvillua në disa nga lokacionet më ikonike të Venecias, nën masa të forta sigurie. Zona të tëra u izoluan për të mbrojtur privatësinë e çiftit dhe të ftuarve si Oprah Winfrey, Kim Kardashian e Leonardo Di Caprio.

Sipas burimeve mediatike kostoja e dasmës arriti rreth 48 milionë euro, shumë që për Bezos-in përbën më pak se 0.01% të pasurisë së tij personale, që llogaritet në afro 230 miliardë dollarë. Në terma krahasues, kjo është si një qytetar evropian që shpenzon rreth 23 euro për një darkë në piceri.

Lauren Sánchez u shfaq me 27 fustane të ndryshëm gjatë eventeve, ndërsa Venecia u shndërrua në një skenografi filmike për dasmën, me gondola të personalizuara, dekor historik dhe ndalim të fluturimeve mbi qytet.

Sipas një studimi të publikuar nga kompania JFC, ndikimi ekonomik që kjo ngjarje ka pasur për Venecian vlerësohet në rreth 957 milionë euro, ose afërsisht 70% të xhiros turistike vjetore të qytetit. Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, tha se kjo dasmë përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për rilindjen e sektorit turistik pas rënies në fillim të vitit.

/rtsh.al/

Next Post

Brentfordi refuzon Unitedin për Mbeumon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.