David Raya thotë se Arsenal dëshiron të bëhet fitues serial pasi i dha fund pritjes 22-vjeçare për një titull të Premier League. Arsenal është rikthyer për sezonin e ri me një bum, pas një triumfi tërheqës 3-0 në Community Shield kundër Manchester City dhe me një fitore me të njëjtin rezultat në ndeshjen e tyre hapëse në kampionat.
“Duam të bëhemi fitues serialë, jo vetëm të një titulli. Mendoj se do të na duhet të sulmojmë përsëri Premier League, kupat e Champions League sepse duam më shumë. Ne i duam të gjitha trofetë dhe jemi të bindur se mund të mposhtim këdo në çdo kohë. Thjesht duhet të përqendrohemi te vetja dhe të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar“, tha Raya.
“Sezoni i kaluar ishte i pabesueshëm, kolektivisht dhe individualisht. Mendoj se e meritonim të ishim atje dhe të ishim kampionë, kështu që kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Çdo sezon është shumë i gjatë, me ulje-ngritje, por mendoj se u përballëm me gjithçka që na doli përpara”, shtoi spanjolli.
Më tej, Raya tha: “Mendoj se mund ta mbrojmë titullin. Ardhjet e reja në ekio na kanë përforëcuar, do të shtojnë shumë konkurrencë brenda ekipit. Nuk mund të ndalemi këtu. Duam të vazhdojmë të fitojmë, të vazhdojmë të ndërtojmë rrugën tonë.”