Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova, ka treguar angazhim e ka pas raste për gol, por nuk e kishte mbrëmjen e tij në duel me Rennes-in.
Lille si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Rennes-in.
Edon Zhegrova është paraqitur 78 minuta për Lille-n.
Për mysafirët shënuan Blas (1′) e Kalimuendo (20′) dhe për Lille-n realizoi David (84′ e 90’).
David shpëtoi me fytyrë Lillen
Lille është në vend të katërt me 42 pikë dhe Rennes në të tetin me 36 pas javës së 25 në kampionatin francez.