Thursday, 28. May 2026
Sport

Davies zgjedh me zemër, kanadezi “injoron” Real Madrid dhe rinovon me bavarezët

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Alphonso Davies do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka injoruar interesimin e fortë të Real Madrid dhe ka vendosur që të rinovojë kontratën me bavarezët.

Davies do të jetë tashmë pjesë e Bayern Munich deri në vitin 2030.

Një bashkëpunim që zgjatet me dëshirën e të dy palëve, me kanadezin i cili mesa duket ka zgjedhur me zemër të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Bayerni e bleu 24 vjeçarit në vitin 2019 nga amerikanët e Vancouver. Asokohe, bavarezët shpenzuan vetëm 14 milionë euro për Davies, i cili tashmë është një lider dhe protagonist absolut me rekordmenët gjermanë.

Teilen: