Carlos Alcaraz ka hequr dorë nga finalet e “Davies Cup” për shkak të një dëmtimi. Edema në kofshën e djathtë ka detyruar numrin një të botës që të mos garojë në turneun e fundit të këtij viti.
Pas konsultës me mjekët, Alcaraz ka vendosur që të mos udhëtojë drejt Bolonjës ku edhe do të mbahet turneu mes datatave 18-23 nëntor.
Për Spanjën ky largim ishte i vështirë pasi vetëm pak ditë më parë nga ky turne hoqi dorë edhe Alejandro Davidovich (numri 14 i botës). Vendi iberik do të përfaqësohet nga Jaume Munar dhe Pablo Carreño, të cilët do të ndeshen me Jiri Lehecka dhe Jakub Mensik.


