Saturday, 11. April 2026
Sport

Davis shpallet lojtari më i mirë i javës së dytë në Superligën e basketbollit

GS 02/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Trepçës, Kevin Davis është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së dytë në Prince Caffe Superligës së Kosovës.

Trepça mposhti Sigal Prishtinës, në derbin e kësaj xhiroje.

  

Davis ndeshjen e mbylli me 19 pikë e nëntë kërcime.

Golden Eagle Ylli fitoi me 50 pikë kundër Istogut, ku te therandasit më i miri ishte Valon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

Peja regjistroi fitoren e dytë radhazi, ku mundi Proton Cable Prizrenin në udhëtim, ndërsa te pejanët u dalluan John Chandler me 27 pikë, katër kërcime dhe një asistim e Lis Shoshi me 21 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime.

Bashkimi po ashtu regjistroi fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Vëllaznimin, ndërsa Samir Zekiqi ndeshjen e mbylli me 25 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime./Lajmi.net/

  

  


Teilen: