• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Biasi: Asllani te Torino? Hap vendimtar për rritjen e tij

30/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur me superlativa për Kristjan Asllanin, duke vlerësuar vendimin e tij për t’u transferuar te Torino në formë huazimi. Sipas De Biasit, ky hap ishte i duhuri për mesfushorin kuqezi, i cili ka nevojë të ketë minutazh të rregullt dhe një rol më qendror në një projekt teknik afatgjatë.

“Unë besoj se ishte zgjedhja e saktë, sepse Kristjani ka nevojë të luajë vazhdimisht dhe të jetë në qendër të një projekti teknik,” ka theksuar ai. “Te Interi ai shërbente më shumë si pjesë plotësuese e sistemit, ndërsa tani do të ketë mundësinë të rritet duke ndryshuar ambient, trajner dhe bashkëlojtarë. Ky proces do të ndihmojë ndjeshëm në zhvillimin e tij.”

De Biasi u shpreh i bindur se Asllani do të tregojë vlerat e tij dhe do të ndiejë plotësisht besimin e klubit torinez, gjë që do t’i japë më shumë siguri dhe përgjegjësi në fushë. Sipas tij, një sfidë e re si kjo përbën mundësinë ideale për të fituar eksperiencë, për të marrë minutazh të bollshëm dhe për të forcuar personalitetin në lojë.

“Jam i sigurt se ky hap do të jetë vendimtar për rritjen e tij,” përfundoi De Biasi, duke theksuar se Asllani do të bëhet edhe më i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen.

Next Post

Dy super përforcime dhe 4-3-3, ja si do të rreshtohet Juventusi me Spallettin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.