Gianni De Biasi komentoi për “Radio TuttoNapoli”, duke nisur nga spektakli PSG-Bayern Munich 5-4: “Është çështje mentaliteti. Nëse je kursimtar, luan për të shënuar një gol dhe mos pësuar. Nëse ke mentalitet tjetër dhe investon në aksione, edhe duke rrezikuar, krijon emocione që e bëjnë futbollin të bukur. Janë dy skuadra të jashtëzakonshme që kërkojnë gjithmonë ndërtimin dhe finalizimin, duke u kujdesur më pak për mbrojtjen”.
Për futbollin italian shtoi: “Është mentaliteti ynë, ka nga ata që preferojnë të fitojnë 1-0. Sidoqoftë, sot futbolli ka ndryshuar, nuk mund të mbetemi tek ai i 30 viteve më parë. Edhe ai i Arrigo Sacchi ishte i bukur, por loja evoluon”.
Për Como-Napoli: “Do të varet nga mentaliteti i Cesc Fàbregas, i cili kërkon cilësi dhe lojë”. Ndërsa për Antonio Conte shtoi: “Do të ishte më logjike vazhdimësia te Napoli, duke punuar me një grup që e njeh”.