• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Biasi: Mos e gjykoni Hysajn, duhet të luhet për gjithçka ndaj Spanjës

22/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri Gianni De Biasi teksa ka folur për ekipin e Kombëtares për ndeshjen ndaj Kroacisë, është ndalur edhe tek mbrojtësi Elseid Hysaj.

Ky i fundit u gjykua masivisht pas ndeshjes me Italinë për uljen e kokës në momentin që kundërshtarët shënuan golin e dytë.

“Kam parë dhe kam dëgjuar shumë komente, por ju garantoj se ai veprim ishte instiktiv sepse topi u godit me forcë. Të gjithë janë të zotët për komente, po nëse do ishin në atë zonë të gjithë do kishin ulur kokën. Ai është lojtar me guxim, që lë zemrën në fushën e lojës. Mendoj që është vlerësuar e gjykuar keq, por ai e do shumë fanellën e Shqipërisë“, tha De Biasi.

Pavarësisht se e sheh Spanjën si rival tejet të fortë, De Biasi ka besim te Shqipëria më 24 Qershor.

“Sylvinho s’ka nevojë për këshillat e mia, ka eksperiencë. Edhe si lojtar, ka luajtur me Manchinin dhe e di si duhet përgatitur për ndeshje të tilla. Nuk është puna ime. Punën time e bëj kur jam në stol. Është trajner i zgjuar. Është ai që merr vendimet për ndeshjet. Të gjithë lojtarët e Spanjës janë të fortë, nuk do t’i dhurojnë asgjë Shqipërisë. Duhet provuar për një gjë të jashtëzakonshme, është qasja, dëshira, zotësia që në fushë e bën diferencën. Të largohen nga fusha e lojës duke dhënë gjithçka, pastaj të duartrokasin kundërshtarin.”

 

Next Post

Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.