Xhani De Biazi mendon se asnjë trajner nuk e ka luksin që të refuzojë një ofertë nga Napoli. Sipas ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, tashmë në pankinën e Azerbajxhanit, të drejtosh një klub të tillë është një ëndërr për shumëkënd pasi bëhet fjalë për një ekip me histori.
“Nuk ekziston një klon i Spaletit. Këtë duhet ta kuptojë klubi dhe do të jetë thelbësore që ta kuptojnë sidomos lojtarët. Askush nuk do të jetë identik me Luçianon dhe në dhomat e zhveshjeve, zgjedhjet e trajnerit të ri nuk duhet të krahasohen çdo herë me ata të paraardhësit të tij.
Nëse ndonjë koleg i imi ka frikë që të drejtojë Napolin, apo thjesht kërkon më shumë kohë përballë një oferte nga De Laurentis, është më mirë që të ndërrojë menjëherë zanat. Çfarë trysnie! Kjo është ëndrra e të gjithëve”, deklaroi trajneri i cili po bëhet gati në këto ditë që të drejtojë Azerbajxhanin në kualifikueset e Euro 2024.
PANORAMASPORT.AL