Stefano Pioli dhe tifozët e Milanit presin të kthehen te suksesi në Serinë A pas turpërimit nga Interi në derbin e së shtunës së kaluar.
Kuqezinjtë presin Veronën në një ndeshje që merr rëndësi të veçantë. Për t’u kthyer te suksesi, Pioli pret shumë nga sulmi i tij, ai pret golat e Olivie Zhirusë dhe Rafael Leaos.
Gjatë një emisioni në “Radio 24”, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Xheni de Biazi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e veteranit francez në rritjen e Leaos.
“Duke parë përbërjen e Milanit, mendoj se Zhiru është i vetmi që mund t’i japë një ndihmë Leaos për t’u bërë një kampion. Portugezit nuk i mungon asgjë për të qenë mes të mëdhenjve”, tha De Biazi.
PANORAMASPORT.AL