Mesfushori Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A të Italisë.
Mësohet se De Bruyne është në negociata me Napolin dhe gjasat janë të mëdha që belgu gjatë verës ti bashkohet ekipit italian.
33-vjeçarit në verë i skadon kontrata me Cityn dhe pasi klubi anglez nuk i ka ofruar rinovimin, ai do të jetë lojtar i lirë.
Kështu që, De Bruyne mund të transferohet falas te Napoli, ekip që është gati ti ofroj kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit.
Aktualisht, belgu është kapiten i Cityt dhe luan për këtë skuadër prej vitit 2015 kurse ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.