• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Bryjne mund të qëndrojë në Angli, Aston Vila tenton ta joshë. Rivalitet me surprizën e Serisë A

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aston Vila ka zhvilluar bisedime për një mundësi transferimi të yllit në largim të Mançester Sitit, Kevin de Bryjne, por mund të përballet me konkurrencë të fortë.

de bryjne

Mesfushori belg, 33 vjeç, njoftoi në rrjetet sociale pak javë më parë se ky sezon do të jetë i fundit i tij me “Qytetarët” dhe se ai do të largohet si lojtar me parametër zero në qershor, pas 10 vitesh në “Etihad”. Sipas “Sky Sports”, Aston Vila po shqyrton një lëvizje që do ta mbante mesfushorin belg në Premier Ligë.

De Bryjne nuk dëshiron ta zhvendosë familjen nga Mbretëria e Bashkuar, gjë që ka shtuar shpresat e rivalëve të Sitit në Premier Ligë, përfshirë “Villains”. Megjithatë, skuadra e Unai Emerisë do të përballet me konkurrencë të madhe për firmën e “mbretit të asisteve”. Katër klube nga MLS, Inter Majami, Çikago Fajër, Nju Jork FC dhe D.C. Junajtid, kanë shfaqur interes rreth lojtarit. Ekipet amerikane janë interesuar për pritshmëritë profesionale dhe financiare të yllit belg.

Por edhe skuadra italiane e Serisë A, Komo, po kërkon ta mbajë ish-yllin e Volfsburgut dhe Çelsit në Europë. Skuadra e Cesk Fabregasit, legjendës së Arsenalit dhe Çelsit, po bën verifikime për të parë nëse ekziston ndonjë mundësi për të transferuar mesfushorin ofensiv këtë verë. Më herët, “SunSport” zbuloi se Kristiano Ronaldo, i ka kërkuar klubit të tij në Arabinë Saudite, Al Naser, që t’i bëjë De Bryjnes një ofertë që ai nuk mund ta refuzojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vendim surprizues/ Ish-portieri i Çelsit braktis futbollin në moshën 24-vjeçare dhe futet në… ushtri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.