Pep Guardiola ka treguar se Kevin De Bryjne nuk ishte në fushë që nga minuta e parë në “Santiago Bernabeu” pasi nuk mendonte se belgu do të jepte kontributin e kërkuar në një takim si ky.
“Kevin nuk luajti me Realin pasi kështu vendosa unë. Ishte një zgjedhje teknike. Ai nuk është i dëmtuar”, kanë qenë fjalët e Guardiolës, i cili tashmë e ka bërë edhe më të qartë të ardhmen e mesfushorit.
33-vjeçarin verën e kaluar kishte një akord ekonomik me një sauditët, por ishte këmbëngulja e spanjollit që e bëri të ndryshonte mendje. Tani duket se në verën e këtij viti mes De Bryjnes dhe milionave të sauditëve nuk do të futët në mes askush dhe asgjë.