• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Gea drejt pensionimit nga futbolli

07/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur i dha lamtumirën Manchester United, David De Gea është fokusuar totalisht tek një sport tjetër. Bëhet fjalë për padelin, një sport meksikan që ndërthur elemente të tenisit.

Një tjetër futbollist që kishte ndjekur këtë rrugë si De Gea ishte edhe ish-lojtari i Newcastle dhe PSG-së, Hatem Ben Arfa, i cili pasi i dha fund karrierës si futbollist aktiv, hyri në botën e padelit, madje duke përfaqësuar Francën në nivel ndërkombëtar.

Teksa De Gea ka filluar të merret me padel, raporti sugjeron se ky vendim i tij është marrë në mënyrë që spanjolli të kujdeset më shumë për gjendjen fizike, duke mbajtur derën e hapur për një rikthim në futbollin profesionist.

Së fundmi kishte pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij ku thuhej se disa klube evropiane përfshirë Newcastle United, kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, në mesin e këtyre thashethemeve, De Gea ka qenë i heshtur dhe ka shijuar pushimin me familjen dhe shokët e tij.

Spanjolli nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në publik për të ardhmen e tij që prej largimit nga United.

Duke shtuar këtu edhe faktin që ai nuk ka agjent, pasi shkëputi lidhjet me Jorge Mendes në 2019, gjasat që ai të gjejë një klub të ri janë zbehur.

Sipas një raportimi nga The Athletic, De Gea e ka konsideruar seriozisht pensionimin nga futbolli verën e kaluar dhe në rast se nuk gjen një klub gjatë janarit, duket se me shumë gjasë do t’i jap fund karrierës, duke marrë parasysh se është bërë më shumë se një vit që nuk ka klub.

Next Post

Përgjigjet drejtori sportiv i Bavarezëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.