E ardhmja e ish-portierit të United, David de Gea duket se është në Arabinë Saudite.
Pasi Al-Ettifaq po planifikon një lëvizje për portierin në afatin kalimtar të janarit, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Steven Gerrard është favorite për të nënshkruar me ish-yllin e Manchester United, raporton The Sun, por edhe skuadrat e tjera në Ligën Pro Saudite janë të interesuara për të.
De Gea ka qenë një agjent i lirë që kur u largua nga United në verë pas 12 vitesh me klubin.
Ai më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite, me Al-Nassr që raportohet se i ka ofruar një kontratë, ndërsa skuadra e MLS, Inter Miami gjithashtu thuhet se është e interesuar.
De Gea fitonte deri në 375,000 funte në javë në “Old Trafford” dhe pret të paguhet edhe më shumë në Arabinë Saudite. /Lajmi.net/