Monday, 18. May 2026
Sport

De Jong i bën elozhe shokut të skuadrës: Ta bën jetën më të lehtë te Barcelona

GS 04/04/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong, i është rikthyer shijimit të futbollit. I rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i kyçit të këmbës, holandezi ka filluar të japë më të mirën në fushë.

Frenki De Jong

De Jong shkëlqen dhe ndër arsyet e shumta është edhe partneri i tij në mesfushë, Pedri.

Duke folur për shokun e tij të skuadrës, De Jong tha:

“Jam i lumtur që luaj me një lojtar si Pedri, sepse ai ta bën jetën më të lehtë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: