Monday, 19. January 2026
Sport

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

GS 18/01/2026 2 Min. Lesezeit

Kapiteni i Barcelonës, Frenkie de Jong ka shpërthyer ndaj arbitrit Gil Manzano pas ndeshjes kundër Real Sociedadit.

Real Sociedadi mposhti 2:1 Barcelonën në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga, duke ia shkaktuar humbjen e parë pas një serie prej dhjetë fitoreve rresht në kampionat.

De Jong ka reaguar pas golit të anuluar të Lamine Yamalit, i cili realizoi në minutën e 27-të.

“Nëse është pozicion jashtë loje, është pozicion jashtë loje. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë. Na thanë se nuk ishte. Diçka e ngjashme ndodhi këtu vitin e kaluar. As nuk mund të flasësh me gjyqtarin. Unë jam kapiteni. fund të ndeshjes, gjatë kohës shtesë, vazhdova t’i thoja të mbante një sy në orë, për të parë se sa kohë po u duhej për të ekzekutuar goditjen e lirë… Është normale që ata ta bëjnë këtë. Por Gil Manzano nuk shtoi asnjë kohë shtesë për të. Është e turpshme. Dhe ai më dha një karton”, tha De Jong.

Sipas tij, Barcelona e meritoi fitoren kurse pati lëvdata për portierin e Sociedadit, Alex Remiro që edhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

“E meritonim fitoren, patëm shumë raste. Në fund, duhet t’i shfrytëzosh. Luajtëm shumë mire, por Remiro bëri një ndeshje të shkëlqyer”, u shpreh De Jong.

Teilen: