Barcelona po mundohet tash e disa javë ta bindë Frenkie De Jong ta vazhdojë kontratën, por pa sukses.
Klubi katalunas dëshiron t’ia vazhdojë kontratën atij edhe për tre sezone, mirëpo mesfushori holandez nuk po e mendon këtë.
“Marca” i ka listuar disa arsye se pse De Jong nuk po e nënshkruan ende kontratën e re.
Fillimisht, qëllimi i De Jong është t’i vonojë bisedimet, pasi e di se koha është në anën e tij, dhe kështu do të ketë më shumë ‘fuqi’ në dorë gjatë negociatave me klubin.
Më tej, mesfushori holandez e di se çmimi i vendosur nga Barcelona për të (70-80 milionë) është shumë i lartë për ekipet e tjera.
Kështu, ai dëshiron që kjo shifër të ulet, dhe ka nisur presionin te klubi për këtë situatë.
De Jong ka kontratë me klubin deri në vitin 2026, dhe kështu beson se më mirë është që sezonin tjetër të diskutojë për kushtet e kontratës, duke bërë me dije se do të ketë më shumë presion për Barcelonën.
Kjo do ta bënte Barcelonën të ulte çmimin e kërkuar, pasi do të rrezikonte që De Jong të largohej si lojtar i lirë.
De Jong i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2019 nga Ajaxi për shumën e 86 milionë eurove.