• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“De Jongun e dëmtuan te katalanasit”, Kuman sulmon Levën: I vjetër për Barçën

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak orë për para ndeshjes së parë për të dyja kombëtaret, Ronald Kuman ka vendosur që ta nxehë atmosferën dhe t’i bëjë presion sulmuesit të Polonisë, Robert Levandovski.levaKy i fundit nuk dihet ende nëse do t’ia dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë, pasi është dëmtuar, por Kuman ka vendosur që t’i fusë “shkopinj” nën rrota. Trajneri i kombëtares së Holandës ka dhënë një intervistë për spanjollët e “Mundo Deportivo”, ku kritikon hapur transferimin e sulmuesit polak nga ana e Barcelonës. Në fakt nuk e bën në mënyrë të drejtë, por duke sulmuesi drejtuesit e katalanasve. Ai në fakt që në vitin 2022 ka kritikuar këtë lëvizje.

“Unë në fakt nuk e kisha për Levandovskin, por më shumë për klubin katalanas që transferon një lojtar me një moshë të konsiderueshme. U shpenzuan shumë para për një lojtar të tillë, ndërkohë që dihej që skuadra kishte probleme ekonomike. Duhet të analizohej mirë dhe me detaje një lëvizje e tillë. Ndoshta duhet që të afroheshin lojtarë me të ardhme. Në opinionin tim është e gabuar që të transferosh dikë 35-vjeç, ndërkohë që periudha më e mirë e një lojtari është në moshën 26-vjeçare. Është e çuditshme të shpenzosh lojtarë me lojtarë veteranë, për më tepër kur nuk ke para. Megjithatë ai është lojtar i rëndësishëm dhe goleador në kombëtaren e tij. Të shohim në rast se do të luajë, por këtë e mësojmë vetëm përpara ndeshjes”, thotë Kuman.

Tani do t’i duhet Levandovskit që të rikuperohet në kohë, edhe pse e ka shumë të vështirë dhe t’i përgjigjet trajnerit të Holandës në fushën e lojës.

DE JONG- Ai gjithashtu u ndal edhe një herë tjetër te Frenki De Jong.

“Kam folur me të për shumë tema dhe është i lumtur te Barcelona. Nuk kërkon të largohet. Mirëpo, dëmtimet e kanë penalizuar shumë nivelin e tij. Nuk ishte në 100% për të luajtur kundër PSG-së dhe Realit në ndeshjet e fundit të sezonit. Donte kohë për t’u rikuperuar, por ata rrezikuan duke e zbritur në fushë dhe kështu humbi Europianin”, përfundoi Kuman. Holanda do të debutojë ditën e nesërme në Europian kundër Polonisë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dita e tretë e Evropianit me duele interesante

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.