• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De la Fuente apo Southgate? Ja cili është trajneri më i paguar në EURO 2024

12/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Një finale e ka fituar, por kjo mund të kthehet në bumerang.

Anglia ka jo vetëm trajnerin më të paguar në Euro 2024, por edhe me një diferencë të jashtëzakonshme me rivalin që do të ketë përballë të dielën, me teknikun Gareth Southgate, i cili paguhet plot 6 milionw euro në një edicion, apo një cikël që zakonisht zgjat 18 muaj. Në monedhën britanike kjo është 5 milionë paundë.

Tekniku i “Tre Luanëve” jo vetëm që është “numri 1” nga të gjithë njerëzit e stolit dhe lë prapa Julian Nagelsmann tw Gjermanisë, Roberto Martinez tw Portugalisw e Didier Deschamps, tw Francws por edhe ka diferencë të frikshme me trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente.
Ky i fundit, sipas mediave në Europë, fiton vetëm 1.2 milionë euro në një cikël, që do të thotë pesë herë më pak sesa Southgate, teksa në listën e trajnerëve më të paguar në Europian, De la Fuente është vetëm në vendin e 13-të, prapa Zlatko Dalic të Kroacisë e Dragan Stojkovic të Serbisë.

Gjithsesi, e udhëhoqi skuadrën deri në finalet e Europianit, dhe Spanja e tij është favorite për titullin e me gjasë, De la Fuente “paguan” faktin se nuk është emër i madh i Kombëtareve të të rriturve, edhe pse fitoi edicionin e fundit tw Natiosn League.

Edhe Southgate e ka bërë siç duhet detyrën e tij, duke arritur gjithashtu finalen, ndonëse me një rrogë të tillë kjo quhet diçka krejt normale, dhe jo një sukses.

Next Post

Në “Anfield” e kërkojnë me ngulm, Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.